Brukseli do të presë luftë që vendet të integrohen në BE? Borrell: Është rritur ndërgjegjësimi…

15/03/2022 12:16

Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me ngadalësimin e procesit të integrimit të vendeve aspiruese.

Në një takim më kryeministrin Rama këtë të martë, Borrell tha se është rritur ndërgjegjësimi për shpejtimin e procesit, që ishte ngadalësuar në vitet e fundit. Ai shtoi që përveç Ukrainës, ka shumë vende të tjera që kanë pritur për një kohë të gjatë që të anëtarësohen.

Pyetje: A do të presë Brukseli që në portat e Ballkanit të nisë lufta që vendet të inegrohen në BE? Vërtet kriza e çmimeve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por këtu është pak më specifike, a do ta merrni parasysh kërkesën për një mbështetje financiare për të përballuar këtë krizë.

Borrell: Të thuash që një vend duhet të pushtohet që të bëhet kandidat, është thjeshtim shumë i madh. Ne reaguam menjëherë pas pushtimit. Me Ukrainën kemi marrëveshjen më të plotë, është një partneritet i fortë, kemi investuar që kur e mori Rusia Krimenë. Nuk është vetëm një çështje dypalëshe, kjo ka të bëje me rendin ndërkombëtar, ne paralajmëruam për sanksione të forta dhe e bëmë, por kjo ska të bëjë më shpejtimin e proceseve të vendeve të tjera.

Është rritur ndërgjegjësimi për shpejtësimin e procesit, që ishte ngadalësuar në vitet e fundit. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës, e cila ka kërkuar të bëhet vend kandidat.Ka vende të tjera që kanë pritur për një kohë të gjatë dhe tashmë ka ardhur koha që këto të funksiojnë.

Gjatë pandemisë e mbështetëm Shqipërinë, për luftën mos mendoni që do jetë një plan ekonomik që do i japë përgjigje çdo mungese. Po hapin kapacitetet tona për t’iu përgjigjur kësaj krize. Duhen përgjigje reagime për kapacitetet investuese të shteteve anëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA