Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se atyre u është ndaluar hyrja në vend në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së, sipas BBC.
“Masa është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhet në një deklaratë.
Në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet.
Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së Sergei Magnitsky ose për lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut kundër avokatit të të drejtave të njeriut, Oyub Titiev.
Thesari i SHBA-së tha gjithashtu se po shtonte sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe se kishte në shënjestër gruan e tij.
Top Channel