18-vjeçarja ukrainase përdhunohet nga dy burra në anijen gjermane të evakuimit (fotot)

15/03/2022 16:13

Një refugjate 18-vjeçare nga Ukraina raportohet se është përdhunuar nga dy burra në bordin e një anijeje-hotel që Gjermania kishte vënë në dispozicion të evakuimeve nga lufta.

E reja akuzon se ishte përdhunuar nga dy burrat njëri pas tjetrit në anijen hotel Oscar Wilde, të cilët janë arrestuar tashmë për sulmin e 6 marsit, shkruan e përditshmja gjermane Bild .

Anija raportohet se përvec klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë.

Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga trafikantët njerëzorë që tentojnë t’i kthejnë në viktima shfrytëzimi.

Rasti është të paktën i dyti përdhunim i adoleshenteve ukrainase pas arrestimit të një burri në javën e kaluar në Poloni i dyshuar se sulmoi seksualisht një 19-vjeçare ukrainase që i largohej konfliktit.

Deputetja gjermane Andrea Lindholz tha për të përditshmen Bild se policia duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e grave ukrainase në akomodimet e tyre të mbrojtjes.

Një zëdhënëse e policisë tha: “Politikanët duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që raste të tilla përdhunimi të mos vijojnë.

Burri 49-vjeçar u ndalua në Wroclaw të Polonisë në fundjavë pasi kishte joshur të renë me premtimet për ndihmë dhe tani përballet me 12 vjet burgim për krimin.

Një tjetër burrë në një kamp refugjatësh në Poloni u ndalua pasi i kishte ofruar “një punë e një dhomë” një ukrainaseje 16 vjeçare.

“Shumë nga refugjatët janë gra e fëmijë, prandaj duhet marrë parasysh rreziqet e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual”, tha  Joung-ah Ghedini-Williams, shefe e komunikimeve të UNHCR që ka vizituar situatën në kufijtë e Rumanisë, Polonisë e Moldavisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA