Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin. Disa organizata të OKB dënojnë sulmet ruse kundër spitaleve.

“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim me presidentin”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim me video të publikuar të hënën.

Ky do të jetë një takim, për të cilin ai është i sigurtë, se e presin të gjithë, ka thënë Zelensky, duke theksuar, se kjo është një rrugë e vështirë, por e nevojshme për të marrë garanci të efektshme. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov nuk e përjashtoi të dielën një takim të drejtpërdrejtë me presidentin Putin. Por duhet të kuptohet, se cili do të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë duhet të bisedohet aty, tha Peskov.

Së fundmi delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë i vlerësuan me optimizëm të matur bisedimet e tyre. Të dyja palët mund të bien në ujdi “që në ditët e ardhshme” për një pozicion të përbashkët dhe të nënshkruajnë dokumentet përkatëse, tha politikani rus për çështjet e jashtme, Leonid Sluzki. Edhe këshiltari i presidentit ukrainas, Mhajlo Podoljka llogarit se “për pak ditë do ketë rezultate konkrete”.  Të hënën bisedimet e delegacioneve vazhdojnë përmes video-konferencës.

“Akt i mizorisë pa skrupuj”

Ndërkohë disa organizata të OKB-së kanë kërkuar fundin e sulmeve ruse kundër institucioneve shëndetësore. “Sulmi kundër më të dobtëve, foshnjave, fëmijëve, nënave shtatzëna dhe njerëzve që vuajnë në spitale dhe ndaj personelit shëndetësor që rrezikon jetën për të shpëtuar jetë, është një akt i mizorisë pa skurpuj”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it, të Fondit për Popullsinë të OKB, UNFPA, dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Në të njëjtën këto organizata kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Ukraine zerstörte Geburtsklinik in Mariupol

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë shkatërruar plotësisht 7 spitale, raportoi ministri i Shëndetësisë, Viktor Ljashko. Kurse klinikat në qytetet e prekura nga lufta duhet të rindërtohen. Më shumë se 100 institucione shëndetësore janë dëmtuar, ka thënë Ljashko. Ditët e kaluara shkaktoi tronditje të madhe sulmi kundër një materniteti në qytetin port Mariupol./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA