26/12 12:35
Trupat ruse kanë hedhur në erë municione pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë.
Sipas BBC, kompania e Energjisë Bërthamore të Ukrainës, Energoatom thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.
Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet.
Centrali, i vendosur rreth 550 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.
Top Channel