14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, që njihet si “Dita e Verës” dhe festohet ardhja e stinës së Pranverës.

Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Por këtë vit, Dita e Verës vjen me çmime më të larta. Një ballokume në Elbasan, por edhe në qytete të tjera do të kushtojë më shtrenjtë si pasojë e rritjes së çmimit të sheqerit dhe gjalpit.

Ka apo s’ka lidhje me karburantet, ka apo s’ka lidhje me importet, tashmë çdo produkt ka marrë të përpjetën.

Pastiçierët thonë se nuk e përballojnë dot koston ndaj dhe në rastet kur nuk do të rriten çmimet, do të ulet gramatura e produktit për të kompensuar humbjen.

Dita e Verës është në një traditat më të vjetra të Elbasanit. Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte Perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe  vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja, një ëmbëlsirë e bërë më miell misri. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite, të cilën e konsiderojnë si krenari. Dikur shkonin dhe festonin vetëm në Elbasan, ndërsa tani është bërë festë kombëtare, ku festohet në çdo qytet të Shqipërisë. Kjo festë është bërë e njohur edhe për turistët që vizitojnë Shqipërinë për këtë ditë të veçantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA