Rusia mund të marrë kontrollin e plotë të qyteteve të mëdha të Ukrainës dhe ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë pa ndonjë nevojë për ndihmë nga Kina.
Kështu kanë bërë me dije zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ky i fundit për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” tha se trupat ruse mund të marrin “qendrat kryesore të popullsisë nën kontroll të plotë” në Ukrainë.
I pyetur nga Reuters në lidhje me komentet e zyrtarëve amerikanë që kishin thënë se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake, Peskov i mohoi kategorikisht këto pretendime.
“Rusia ka potencialin e saj të pavarur për të vazhduar operacionin. Siç thamë, po shkon sipas planit dhe do të përfundojë në kohë dhe në mënyrë të plotë”, e përmbylli ai.
Top Channel