Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për të vijuar luftën në Ukrainë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN se mbështetja e Kinës për Rusinë është një shqetësim serioz.
“Ne po vëzhgojmë nga afër për të parë shkallën në të cilën Kina ofron mbështetje për Rusinë. Është një shqetësim, ne i kemi komunikuar Pekinit se nuk do të lejojmë asnjë vend të kompensojë Rusinë për humbjet e saj nga sanksionet ekonomike”, tha Sullivan.
Sullivan tha se SHBA ia ka bërë të qartë Pekinit se do të ketë pasoja për përpjekjet për t’i dhënë Kremlinit një zgjidhje për sanksionet e SHBA.
“Ne nuk do të lejojmë që Rusia të ketë një rrugë shpëtimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend kudo në botë,” tha ai.
Sullivan do të takohet me homologun e tij kinez Yang Jiechi në Romë të hënën.
Top Channel