Rritja e çmimeve/ Rama: Problemi kryesor, të gjesh anijet me naftë që vijnë në Shqipëri

14/03/2022 11:35

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës, u shpreh se në Shqipëri protestohet, por në vendet e botës po respektohen viktimat e Ukrainës që po vijon luftën me Rusinë prej 19 ditësh.

Teksa protestuesit kërkojnë heqje të taksës, Rama tha se problemi kryesor në këtë kohë lufte është të gjenden anije që vijnë në Shqipëri pasi të gjithë vendet po mbyllin kufijtë.

Rama: Të gjithë protestuesit e botës sot i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat sepse e dinë që vendi i tyre është futur në luftë, pavarësisht se avionët nuk vijnë mbi kokat e tyre dhe efektet e çmimet nuk janë vetëm tek vendet që kanë vënë sanksionet ndaj Rusisë. Në Turqi është rritur çmimi i energjisë, edhe Serbia po njësoj. 

Problemi më i madh që thonë sot njerëzit që merren me këto punë është, po kur të mungojë fare, kur të bjerë komplet oferta dhe të dalësh në treg e të thojë do blesh kaq se s’ka, po kur të mungojë nafta. Sot është problemi kryesor që të gjesh anijet që vijnë këtu. Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë siç u bë me pandeminë.

Top Channel