Rama i drejtohet protestuesve: Ka 2 rrugë për ata që hipin në autobus dhe kërkojnë heqje taksash

14/03/2022 11:25

Kryeministri Rama është në bashkëbisedim me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës duke i treguar protestuesve që marrin autobusë për të ardhur në Tiranë se ka 2 rrugë.

Sipas kryeministrit, zgjidhje është që të paguhet diferenca e biletës nga shtetit, ose të hiqet taksa e karburantit, por njëra do të jetë mënyra se si do të marrë qeveria paratë.

Rama: Atje luhet fati  të gjithë popujve të Europës. Luhet fati i demokracisë. Kjo nuk ka bërë vaki qysh kur në Berlin doli dikush tjetër sulmoi të gjithë dynjanë. Si mund të jemi kaq pa dinjitet, kaq pa moral që ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti i vet jo i palimituar faturën e energjisë dhe sapo shfaqen shenjat dhe u ndala atje, thashë brenda javës kemi paketë mbështetëse, dalin e thonë nuk duhet ta lëmë të shpëtojë këtë herë. Pse kush duhet të shpëtojë? Kjo është çështje e dinjitetit shqiptar dhe nuk ka të bëjë me protestën, por me një kuturisje të turpshme që fyen kombin dhe popullin shqiptar në dinjitetin e vet kaq të lidhur me zorrët ndërkohë që atje, të tjerët po lënë jetën e po shkatërrohen totalisht. Ne jemi vend i NATO-s, nuk e ndalojmë dot këtë luftë.

Na tregojnë që qenkemi vendi më i tillë e atillë këta dhe çfarë kërkojnë me drita iphone me makina X5. Kërkojnë të hiqen taksat mbi karburantet. Po kush i paguajnë? Meqë dalin se ju dhimbsen pnesionistët. Kush i paguan? Pensionistët paguajnë faturën e energjisë. Nëse hiqet taksa e karburantit, do rritet fatura e energjisë, zgjidhja është shumë e thjeshtë.

Dhe për ata mijëra shqiptarë që hipin në autobus, jo urban, ka 2 rrugë: ose do ju paguajmë ne diferencë e biletës që të mos ndjejnë që është dyfishuar, ose do e heqim taksën e karburantit dhe do vijë këtu tek fatura. Se nga diku do vijnë paratë, nga i gjen kjo qeveri paratë.

Top Channel