Policia në SHBA është vënë në kërkim të një vrasësi serial të mundshëm pas një serie sulmesh ndaj njerëzve të pastrehë.
Gjuetia ka nisur pas disa viktimave që flinin në rrugët e Uashington e New York City ku i dyshuari ka lënë dy të vdekur dhe tre të plagosur.
Zyrtarët thonë se sulmet janë kryer nga i njëjti burrë.
Policia e dy qyteteve po bashkëpunon për të gjetur autorin e vrasjes me armë dhe me thikë të një burri të mërkurën në Uashington dhe të vrasjes së një tjetër burri në New York të shtunën
Autoritetet kanë publikuar pamje video të të dyshuarit, i cili gjithashtu ka plagosur dy të pastrehë në fillim të muajit në Uashington dhe një të tretë në New York.
Tashmë të pastrehët po nxiten të kërkojnë strehim në qendrat e qytetit për të shmangur të tjera gjakderdhje.
Kreu i policisë Robert Contee shpjegonte: “Jemi të përkushtuar për të ndjekur çdo rrugë investigative që ky hetim të arrijë në një konkuzion të shpejtë dhe autori të dalë para drejtësisë”.
Oficerët thanë se viktimat ishin sulmuar pa provokim.
Komisioneri i poicisë së New York, Keechant Sewell tha se popullata e të pastrehëve në qytet është shumë e ekspozuar ndaj sulmeve të individëve predatorë.
Kryebashkiaku Eric Adams, tha një njësi oficerësh është krijuar për mbikqyrjen dhe mbrojtjen e të pastrehëve në rrugë ose metro.
“Ky rast është një vrasje e tmerrshme e qëllimshme, marrja e jetës së dikujt sepse është i pastrehë”.
“Dy individët ishin vrarë duke fjetur në rrugë”.
Sulmet janë të ngjashme me rrahjet për vdekje të katër burrave të pastrehë në zonën Chinatown në New York në 2019, për të cilët nuk është gjetur ende një autor.
Top Channel