Piloti britanik i Formula 1 Jenson Button dhe e fejuara e tij modele e Playboy, Brittny Ward u martuan dje në një ceremoni në Palm Beach, Florida, pas shtyrjes së martesës prej shtatzanisë së dytë “tëpallogaritur.”
Ish-kampioni 42 vjeçar dhe partnerja e tij 31 vjeçare bënë lidhjen zyrtare pas lindjes së dy fëmijëve Hendrix, dy vjeç, dhe bija Lenny Monrow, 14 muajshe.
Me datën origjinale të martesës të caktuar fillimisht në 2019, ceremonia ishte shtyrë për herë të dytë para realizimit në fundjavë.
Në ditën e saj te madhe, Brittny shkëlqeu në tre fustane nusërie, ku i pari kishte një linjë të hapur në formë zemre me dataje dantellash dhe vello të bardhë.
Ndërsa për pritjen ajo u ndërrua në një fustan të gjatë mëndafshi me një hapje të madhe në këmbë, me të cilin pozoi për foto me të shoqin në shkallët e hyrjes.
Gjatë ceremonisë Brittny ndryshoi përsëri ‘look-un’ në një fustan të derdhur e të shkëlqyer.
Çifti kërcyen së bashku dhe festuan gjatë natës me të dashurit e tyre.
Të tjera pamje në rrjetet sociale tregonin çiftin duke prerë tortën e dasmës e cila ishte mbuluar me lule akulli.
Aktorja Renée Zellweger me të dashurin prezantues Ant Anstead ishin mes të ftuare të njohur të dasmës.
Ant postonte një seri imazhesh në rrjetin Instagram ku afrohej një ide e festës, mes të cilave dhe një me çiftin e lumtur.
Në të tjera pamje shihej tavolina e banketit e zbukuruar me lule shumëngjyrëshe dhe qirinj.
Top Channel