“Nuk e dinë që atëherë s’kishte njeri lek në xhep”/ Rama: Kush thotë poshtë komunizmi, fyen viktimat e diktaturës!

14/03/2022 11:33

Në bashkëbisedimin me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompesimin e rritjes së çmimeve të shportës, kryeministri Edi Rama komentoi protestën duke thënë se kush thotë “poshtë komunizmi”, fyen viktimat e diktaturës që e kanë vuajtur.

Rama: Po shikonim dje çmimet e karburanteve, po shihnim kudo dhe kanë kapërcyer. Thonë që ne i kemi rrogat më të ulëta, prandaj duhet ti kemi dhe çmimet më të ulëta. Por nuk ndodh se nuk do të përmbysim historinë. Kur dolëm nga komunizmi, s’kishte njeri lek në xhep. Këta nuk i kanë parë se nuk do të fyenin viktimat e komunizmit dhe diktaturës. Të thuash poshtë komunizmi do të thotë të fyesh ata që kanë vuajtur nga komunizmi. Ne kemi bërë një paketë që do të mbështesë mbi 400 mijë pensionistë të të gjithë atyre kategorive që kemi përmendur.

Të gjithë protestuesit e botës sot i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat sepse e dinë që vendi i tyre është futur në luftë, pavarësisht se avionët nuk vijnë mbi kokat e tyre dhe efektet e cmimet nuk janë vetëm tek vendet që kanë vënë sanksionet ndaj Rusisë. Në Turqi është rritur çmimi i energjisë, edhe Serbia po njësoj. Problemi më i madh që thonë sot njerëzit që merren me këto punë është, po kur të mungojë fare, kur të bjerë komplet oferta dhe të dalësh në treg e të thojë do blesh kaq se s’ka, po kur të mungojë nafta. Sot është problemi kryesor që të gjesh anijet që vijnë këtu. Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë sic u bë me pandeminë.

Top Channel