Ish-sulmuesi Italian, Paolo Di Canio ka shpjeguar pse preferon Cristiano Ronaldon para Lionel Messit, duke e quajtur këtë të fundit “një alien pa emocione”.
Ronaldo dhe Messi kanë pasur javë të kundërta, me të parin që ka shënuar hat-trick për Manchester United në fitoren 3-2 ndaj Tottenham.
Ndërkohë, Messi ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain-it, e cila kapitulloi kundër Real Madridit në Champions League përpara se të ofendohej nga tifozët në takimin kundër Bordeaux.
Duke folur në lidhje se kush është më i mirë mes Ronaldos dhe Messit, Di Canio u shpreh se beson se qëndrimet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit janë ajo që i ndan.
“Messi u largua nga fusha duke kruar kokën, ai nuk ka emocione. Unë preferoj Cristiano Ronaldon, që tha: ‘Doni që unë të ulem në pankinë kundër Man City? Unë kthehem në Portugali, pastaj kthehem dhe shënoj një hat-trick.’ Preferoj njeriun që ka shpirt, sesa të huajt pa emocione”, -tha ish-futbollisti për “Sky Sport Italia”.
Top Channel