Mbështetësit e Sali Berishës shkojnë në selinë e PD: Basha të japë dorëheqjen!

14/03/2022 11:14

Mbështetësit e Sali Berishës kanë shkuar në selinë e PD duke u prezantuar si anëtarë të degës 8 të PD. Ata thanë se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e tyre dhe i kërkuan që të largohej nga posti i kreut të PD.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”, tha përfaqësuesi i tyre.

Top Channel