Gjermania njofton ndryshime në furnizimet me armë të Ukrainës (fotot)

14/03/2022 18:09
Baze e Bundeswehr Munster, Gjermani, 14 shkurt, 2022

Një zëdhënës i qeverisë së Berlin tha se dërgesat tashmë do të mbahen sekrete prej “rreziqeve të sigurisë”

Gjermania nuk do të bëjë më publike detajet e dërgesave të armatimeve drejt Ukrainës, tha sot zëdhënsi i qeverisë Wolfgang Buechner, njofton rrjeti Associated Press. Politika e re e sekretit do të përfshijë dhe fikjen e transmetimeve direkte nga autostradat e vendit dhe vjen pasi Russia njoftoi se dërgesat perëndimore me aramtime për Ukrainën do të konsiderohen si një “objektiv legjitim”.

Buechner shtoi se tashmë Gjermania nuk do të publikojë tipin e armatimeve që dërgon në Ukrainë dhe as mënyrën e dërgimit të tyre, “për të shmangur rreziqet e sigurisë”.

Ministria e transportit të vendeve do të ndalojë dhe transtimin direkt nga kamerat e autostradave gjermane për të parandaluar që Rusia të zbulojë karvanet e armatimeve që dalin nga Gjermania.

Gjermania ka dërguar për Kievin mijëra mjete anti-tank e anti ajrore, teksa kancelari Olaf Scholz tha se qeveria e tij ka autorizuar Holandën dhe Estoninë për të dërguar rezervat e tyre te prodhuesit gjermanë të armatimeve në Kiev.

Gjermania është një nga disa vende të NATO që po dërgojnë armë në Ukraine, teksa BE ka marrë vendimin e paprecedentë për të siguruar armë ndaj qeverisë pro-perëndimore të Kievit.

Rusia nuk ka goditur deri tani karvanet e armatimeve drejt Ukrainës, por lëvizja e fundit e Gjermanisë sugjeron se mundësia po merret seriozisht nga Berlini.

Armët dhe mercenarët e huaj drejt Ukrainës zakonisht kalojnë përmes kufirit 535-kilometra të saj me Poloninë, pasi Hungaria ka ndaluar kalimin tranzit të armatimeve për Ukrainën, shkruajnë mediat ruse.

FOTO GALERI
1/2
Gjermania ka dërguar për Kievin mijëra mjete anti-tank e anti ajrore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA