Vdekja e Ali Khameneit/ Zbulohet përgatitja sekrete 60-ditore e SHBA-ve dhe Izraelit për ekzekutimin e liderit suprem të Iranit 01/03 18:05
Nëntëdhjetë fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që nga sulmi i Rusisë më 24 shkurt. Kështu ka deklaruar të hënën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
“Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, thuhet në një deklaratë.
Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” raportoi se nuk mund ta verifikonte menjëherë informacionin.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që ajo e quan një “operacion special” për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës.
Top Channel