Qytetarë kuksianë të shumtë në numër kanë protestuar sot në mënyrë paqësore në shëtitoren kryesore të qytetit.

Protestuesit kanë dalë të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar ata kërkojnë uljen e çmimeve, kundrejt kësaj edhe një qeverisje të përgjegjshme, pasi sipas tyre në 30 vjet Kukësi vetëm është vjedhur sistematikisht nga çdo politikan.

Më tej protestuesit shtuan se politika dhe qeveria nuk kujdesen për qytetarët, sepse ata kujtohen vetëm kur njerëzit ngrihen dhe bërtasin, nuk bëjnë punën e tyre siç duhet duke ju shërbyer qytetarëve për të cilat marrin vota sa herë që ka zgjedhje.

Protesta u organizua nga shoqëria civile, të cilët bënë me dije se nëse nuk do ketë ulje të çmimeve e nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen, kuksianet nuk do reshtin së protestuari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA