Lufta në Ukrainë, ShBA: Putin është ‘nën presion’ nga fakti që forcat e tij nuk po bëjnë përparimin e synuar

13/03/2022 15:51

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha sot në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin se nuk është bërë ndonjë gjë që SHBA të ndryshojë qëndrimin e saj bërthamor.

“Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve,” i tha Sullivan.

Ai tha se SHBA është duke e monitoruar situatën në Ukrainë vazhdimisht dhe se kjo është prioriteti kryesor për Presidentin e SHBA-së.

“Dhe presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta marrë këtë përgjegjësi jashtëzakonisht seriozisht, edhe pse ne i dyfishojmë përpjekjet tona për të mbështetur ukrainasit. Siç janë gjërat sot, Shtetet e Bashkuara nuk e kanë rregulluar qëndrimin tonë bërthamor, por është diçka që ne monitorojmë. Ditë pas dite, orë pas ore, sepse është një përparësi kryesore për Presidentin,” shtoi Sullivan.

Ai tha gjithashtu se sulmet ruse në Lviv, afërsisht 12 milje nga kufiri i Ukrainës me Poloninë, janë një shenjë që Putini dhe forcat e tij ushtarake nuk po përparojnë në arritjen e objektivave të synuara.

Sipas tij, fakti që Rusia nuk ka patur rezultatin e synuar kundër qyteteve të mëdha Ukrainase, tregon zgjerimin e objektivave të saj duke sulmuar e shkatërruar çdo vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA