Kryeministri shpjegon paketën/ Derë më derë me bizneset: Po negociojmë për zhbllokimin e miellit me Serbinë

13/03/2022 11:46

Kryeministri Edi Rama nisi një tur shpjegues me punonjës të sektorëve të ndryshëm  për Paketën e Rezistencës Sociale,  miratuar nga qeveria të shtunën.

Punonjësve të një fabrike mielli në Tiranë kryeministri u foli edhe për përpjekjet për të mos ndalur eksportin e grurit.

“Po negociojmë me Serbinë për të zhbllokuar sasi gruri dhe miell bllokuar atje bizneseve tona, dhe këtë po e bëjmë bazuar në Ballkanin e Hapur”, tha ai.

Kryeministri e vuri theksin se përse Paketa  e Rezistencës Sociale i kushton një rëndësi të posaçme pensionistëve.

“36 milion USD indeksim pensionesh dhe 30.000 lekë plus ata të vetmuar e invalid. Është një frymëmarrje për mos tu ndjerë me lakun në fyt”, shtoi kryeministri.

Dalina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë  shpjegoi mënyrën e re të taksimit të më të ulët të pagave.

Sipërmarrësi kësaj fabrike mielli dha këtë koment për paketën e qeverisë.

“Faleminderit që këtë të diel jeni me ne dhe keni hedhur sytë nga produktet e shportës”, tha sipërmarrësi.

Top Channel