Një autobus me rreth 50 shtetas ukrainas ka dalë nga rruga në Itali dhe është përmbysur, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur.

Sipas një zjarrfikësi italianë, aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 ndërmjet Forlit dhe Cesenës, në bregun verilindor.

Po ashtu, ai njoftoi se shërbimet e urgjencës janë aktualisht në vendngjarje, duke përdorur dy vinça të lëvizshëm për të ngritur mjetin e përmbysur.

Top Channel