I dënuar me 10 vite burg për tregtim lëndësh narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan
13/03/2022 17:30
Një 38-vjeçar që dyshohej se prodhonte dhe tregtonte lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit është arrestuar këtë të diel.
Ervis Hasankolli, banues në fshatin Papër ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016 e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel