Baza ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv është bombarduar këtë mëngjes.

Zyrtarët lokalë thanë se raketat goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurinë në qytetin e Yavoriv, ​​rreth 10 km nga kufiri polak dhe 60 km nga qendra e qytetit Lviv.

Baza mbulon një sipërfaqe prej rreth 390 km katrorë dhe mund të strehojë deri në 1790 njerëz, megjithëse nuk dihet se sa persona ishin në vend.

Zakonisht përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s, kryesisht si pjesë e Partneritetit për Paqe, një program që synon të përmirësojë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të NATO-s.

Pamjet nga fillimi i shkurtit tregojnë instruktorë të ushtrisë amerikane që marrin pjesë në stërvitje me pjesëtarët e shërbimit ukrainas.

Pozicioni i Lviv në perëndim të Ukrainës e ka bërë qytetin një qendër kyçe për furnizimin e ndihmës humanitare dhe ushtarake nga NATO dhe një prej korridoreve humanitare.

Top Channel