Rreth 6 orë debate e diskutime, përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD. Ja çfarë u propozua

12/03/2022 17:14

Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka përfunduar pas rreth 6 orësh debate e diskutime pasi pjesa më e madhe kërkonin dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD. Ata kërkojnë këtë lëvizje pas humbjes së thellë që pati PD në zgjedhjet e 6 marsit ku nuk fitoi asnjë bashki dhe u rendit si forcë e tretë në 5 bashki.

Lulzim Basha është shprehur se është i gatshëm për zgjidhje, madje edhe të bëjë hapa pas, por pritet vendimi i Berishës. Mbetet për tu parë nëse do të vendosin të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.

Propozimi tjetër i grupit demokrat është edhe ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me fokus rindërtimi i besimit dhe bashkimit të demokratëve.

Propozimet do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre.

Kryetari Luzim Basha në mbledhjen me grupin demokrat këtë të shtunë deklaroi se është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.

 

Top Channel