Pse se dhatë dorëheqjen? Basha: Grupi parlamentar nuk kërkoi as koka turku, as justifikime! Jam në dispozicion të zgjidhjes

12/03/2022 17:32

Në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Lulzim Basha ka folur para mediave duke thënë se nuk kërkuan as koka turku, as jusitifikime, ndërsa shtoi se është i gatshëm për çdo zgjidhje.

Lulzim Basha: Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara.

Pyetje: Pse nuk e dhatë dorëheqjen? Jua kërkoi thuajse i gjithë grupi parlamentar në mbledhjen e sotme.

Lulzim Basha: Edhe një herë, sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’iu them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë. Ju faleminderit!

Lulzim Basha është shprehur se është i gatshëm për zgjidhje, madje edhe të bëjë hapa pas, por pritet vendimi i Berishës. Mbetet për tu parë nëse do të vendosin të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.

Propozimi tjetër i grupit demokrat është edhe ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me fokus rindërtimi i besimit dhe bashkimit të demokratëve.

Propozimet do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre.

Kryetari Luzim Basha në mbledhjen me grupin demokrat këtë të shtunë deklaroi se është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA