Tre propozimet e demokratëve për zgjidhjen e krizës/ Basha dhe Berisha një hap pas, grup i përbashkët pune dhe zgjedhje për…

12/03/2022 16:20

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike këtë të shtunë ka vendosur unanimisht që kreu i partisë Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.

Mësohet se Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje, por pritet vendimi i Berishës.

Propozimi tjetër i grupit demokrat është edhe ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me fokus rindërtimi i besimit dhe bashkimit të demokratëve.

Propozimet do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre.

Kryetari Luzim Basha në mbledhjen me grupin demokrat këtë të shtunë deklaroi se është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.

“Gatishmërinë time si kryetar i PD për te ndërmarre çdo hap qe i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme te kuptojmë situatën dhe te ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokrateve jo interesave personale as te miat, as të Sali Berishe, as të askujt tjetër.  Të gjithë demokrateve, t’i shërbeje në një mënyrë të tillë që t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptareve. Ky duhet të jetë qëllimi ynë.  Të kapërcejmë vetveten, duke e nisur nga unë i pari, te gjejmë një zgjidhje, te rikuperojmë gjithçka, përfshire edhe disa nga hapa të hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund të kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë”, ka thënë Basha.

Kurse nënkryetari i kësaj partie, Enkeled Alibeaj tha se historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët, duke deklaruar që mbani kosto personale në lidhje me vendimmarrjen.

Është hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qendroi, kam respektin më të madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mire, por nuk ia dolëm. Kam dy alterntiva. E para, nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merri si të doni, emocionale, personale. Ne duhët të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme”, tha Alibeaj.

Dash Sula: Zgjedhjet e 6 marsit ishin mesazh i qartë dhe nuk ka politikan, jo e jo, por edhe një fëmijë që të mos kuptoj mesazhin. Demokratët kanë nevojë për t’u bashkuar, të tejkalojnë përtej Bashës e Berishës dhe vota e lirë dhe procesi i hapur të zgjedh liderin e ri. Se ju kam dëgjuar në televizione që keni thënë këto ditë se do të bëni analizë. Ne s’kemi bërë akoma analizën e plotë të 25 Prillit. Këto janë humbje kohë dhe një mënyrë për të çuar partinë drejt zhdukjes. Ndaj zgjidhja nis me dorëheqjen tuaj. Ky është akti i parë dhe shumë i rëndësishëm. A keni ardhur për të na njoftuar dorëheqjen sot? Këtë dua të di? Tërhqeja e zotit Basha dhe krijimi i një bërthame dhe të punojë me një grup nga foltorja, pa Sali Berishën e të punojnë për PD. Bërthama e palëve të drejtojë PD-në deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti.

Gazment Bardhi: Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë, jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD-në në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qendrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe Kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr më vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse, rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c.

Agron Gjekmarkaj: Lufta civile është më e keqja, PD nuk mund të ketë në parti një person “non grata”, nëse ndodh kjo unë s’do jem më atë ditë. Nuk është ndonjë humbje e madhe. Përballë Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, do të zgjidhja Lulzim Bashën, por duke qenë i goditur në kredibilitet është e pamundur të vazhdojë. Do doja që ikja e juaj të kushtëzojë largimin e Sali Berishës, nuk e di si realizohet. Jam i bindur që do ta refuzojë, pasi ai flet për konceptin e votës. Grupi e ka kapacitetin të gjejë një zgjidhje, personalisht nuk kam asnjë ambicie personale. Do t’i shërbej kujtdo që beson se partia mund të ngrihet.

Helidon Bushati, deputet i Shkodrës, deklaroi se Partia Demokratike po shkon drejt atrofizimit, duke theksuar se po bëhemi meme me karrige se nuk lëshojmë karrigen. Ai, duke iu drejtuar kreut të PD-së, tha se keni humbur beteja, por mund të fitosh betejën për dinjitetin dhe figurën tënde. Ai kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së, me logjikën se është e vetmja rrugë që të çon drejt një zgjidhje. Bushati i tha Bashës që të lërë karrigen dhe të fitojë respektin e njerëzve, duke theksuar më tej se nuk ekziston asnjë zgjidhje përveç se kësaj.

Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit por këtu, duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i parë në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i vet parlamentar. Me qëndrimin tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bëni Partinë Demokratike të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajen me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitojë betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjur një dhe vetëm një gjë…dorëheqje! Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas, sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptarë që presin prej nesh. Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi”.

Ferdinand Xhaferri: E vlerësoj që thoni se jam i gatshëm të vihem në dispozicion të PD-së. Kjo do të thotë se duhet të jepni dorëheqjen sot. Keni 9 vite që drejtoni opozitën. Në 6 mars ka rënë çdo argument që mund t’ju mbrojë. Ne dolëm pas foltores. Zgjidhja nis sot me dorëheqjen tuaj. Më pas mblidhet një komision që ne e mandatojmë. Sali Berisha nuk është zgjidhja. PD nuk mund të futet në zgjedhje nga një “non grata”, nuk kemi asgjë kundër tij. Në 6 mars na mundi ndjeshëm, por u mund ndjeshëm nga Edi Rama. Ne kemi urgjencë, sot deklaro dorëheqjen, më pas mblidhet grupi dhe gjen zgjidhje. Nominojmë një komision për zgjidhjen. Nuk kam ambicie, por na duhet një zgjidhje përtej.

Flamur Hoxha: Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha! Ishte kjo ajo që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht s’kam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që ta bëjmë PD-në forcë qeverisëse. Unë jam i prirur të bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush prej nesh reflekton a thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund t’i braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD. Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë.

Fation Veizaj: Elementi thelbësor është që të jemi të bashkuar. Nëse ndodh kjo gjendet zgjidhja. Në pozitat tija është e vështirë të vendosni kushte. Ky grup parlamentar duhet të negociojë. Shumica e grupit parlamentar ju ka qëndruar. Sot duhet të ishim në shesh. Mbledhja e djeshme me naftën, ka qenë një tallje e madhe. Dje tregtarët e karburantëve e kanë blerë me 240 lek litrin dhe e kanë shitur me 220. Perceptimi është që këta po abuzojnë dhe Rama po bën përpjekje për njerëzit. Nuk është e vërtetë. Pra, mbështes ngritjen e një grupi negociator, por më parë ju duhet të jepni dorëheqjen.

Arbi Agalliu: Sali Berisha nuk duhet të jetë pjesë. Nuk bashkohemi dot. Përpara se të shkojmë tek heqja e Bashës dhe ardhja e X-it, që nuk na sjell në pushtet, të gjejmë zgjidhjen që i hap rrugë bashkimit. Tërheqja juaj- Ok, por në koordnim me palën tjetër. Parti me non grata, nuk vjen dot në pushtet. Duhet tërheqja juaj bashkë me tërheqjen e non gratës për të çuar demokratët në një proces real zgjedhor. Njerëzit e afërt tuaj dhe ti të mos jenë kandidatë, se nuk mund të jenë të tillë një klloun i juaj dhe një i Berishës.

Lindita Metaliaj: Kjo duhet të jetë mbledhja e fundit përpara një vendimi. Kjo që themi ne këtu, është situata e njerëzve që përfaqësojmë. Unë sot mendoj të jap dorëheqjen si anëtar kryesie dhe të përfaqësoj demokratët. Kryetar, nëse një hap pas dmth dorëheqje, po, dorëheqje. Bashkimi është domosdoshmëri e jashtëzakonshme. Nuk bëhem pjesë e asnjë grupimi apo klani. Të ngrihet një grup negociator. Ata të vijnë këtu dhe të krijojmë grupin e madh parlamentar. Nuk mund të ketë hap pas nga një anë. Duhet të jetë nga të dyja anët.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA