Pasditen e sotme, qytetarët në Durrës kanë dalë për të protestuar për çmimin e naftës dhe produkteve të shportës.
18:36 Protestuesit po zhvendosen drejt qendrës së qytetit.
17:59 Protestuesit kanë bllokuar njërin kah të lëvizjes në aksin rrugor Durrës-Ura e dajlanit, te stacioni i trenit. Policia po ndërhyn për të larguar protestuesit e paktë në numër të cilët po kërkojnë mirëkuptim të policisë pasi kriza që ka mbërthyer vendin i prek njësoj edhe ata.
Me thirrjen ”Rruga është e jona” protestuesit vijojnë të mbajnë të bllokuar daljen e Durrësit.
17:27 Nis protesta e qytetarëve në Durrës.
Paraditen e sotme, qytetarët protestuan më shumë se 3 orë në Tiranë dhe paralajmëruan se do të rikthehen sërish nesër në orën 11:00 me të njëjtin itinerar.
Edhe pse Qeveria miratoi një akt normativ për uljen e çmimit të karburantit, qytetarët kërkojnë edhe uljen e çmimit të produkteve të tjera. Pati disa studentë që shkuan tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duke bllokuar rrugën “Myslym Shyri” pasi kërkonin lirimin e të shoqëruarve gjatë tre ditëve të protestës.
Qytetarët të grumbulluar nga disa vende të Shqipërisë, njëzëri thanë se kjo nuk ishte protestë “politike”.
Top Channel