Kongresmeni republikan quan Zelensky ‘gangster’ dhe qeverinë e Ukrainës ‘të korruptuar e djallëzore’ (fotot)

12/03/2022 15:39

Kongresmeni republikan amerikan Madison Cawthorn quante dje presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një “gangster” ndërsa thoshte se qeveria e tij është “e korruptuar dhe shumë djallëzore” që promovon “ideologji të sëmura”, në një fjalim të regjistruar në video.

Komentet e kongresmenit nga Karolina e Veriut vijën në kundërshtim me ato të liderëve globalë por dhe me shumicën e republikanëve në SHBA.

Në komentet që duket se vinin në diskutimin nëse SHBA duhet të dërgojë ndihma dhe trupa ushtarake në konflikt, kongresmeni mes të tjerash thotë “nuk duhet të harrojmë se Zelensky është një rrugaç”, në videon e publikuar nga rrjeti amerikan WRAL.

Cawthorn kritikonte liderët në Kiev që refuzojnë të largohen nga vendi megjithse shumica janë në listën e njerëzve për t’u eliminuar nga ushtria ruse, mes të cilëve Zelensky e familja e tij.

“Nuk duhet të harrojmë se qeveria e Ukrainës është shumë e korruptuar dhe e ligë, apo dhe se nxit ideologji të sëmura”, tha ai.

Sipas rrjetit CNN, Cawthorn bënte komentet e tij me një grup mbështetësish fundjavën që shkoi në Asheville, Karolina e Veriut.

E përditshja DailyMail.com tentoi të merrte komente nga zyra e Cawthorn për komentet.

Pak pas publikimit të videos kongresmeni dënoi pushtimin rus të Ukrainës por vijoi me akuzat për lajme të rreme nga qeveria e Zelensky me qëllim përfshirjen në konflikt të SHBA dhe vendeve të tjera.

“Veprimet e Putin dhe të Rusisë janë të përçmueshme, por liderë si Zelensky nuk duhet të përhapin dezinformacion për Amerikën”, tha Cawthorn.

“Unë lutem për popullin e Ukrianës dhe lutem që ne mos të tërhiqemi në konflikt bazuar në dezinformacionin e liderëve të huaj”, shtoi ai.

Senatori republikan Lindsey Graham u distancua nga komentet e Cwthorn gjatë një konferencë të djeshme për shtyp.

“Ashtu si 90 përqind e vendit ne jemi me Ukrainën dhe komente të tilla nga një anëtar i Kongresit tregojnë se vijne nga jashtë kohezionit”.

Komentet e kongresmenit 26-vjeçar i cili leviz ne karrige me rrota, vijnë pak pasi u aprovua një paketë rreth 14 miliardë dollarë për ndihma humanitare për Ukrainën si pjesë e një pakete akoma më të gjerë ndihmash nga SHBA.

Cawthorn është një nga 15 kongresmenë republikanë që votuan kundër ndalimin të importeve energjitike ruse, siç votuan gjithashtu dhe dy demokratë Cori Bush nga Missouri dhe Ilhan Omar nga Minnesota. /Daily Mail/

FOTO GALERI
4/4
“Veprimet e Putin dhe të Rusisë janë të përçmueshme, por liderë si Zelensky nuk duhet të përhapin dezinformacion për Amerikën”, tha Cawthorn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA