Këngëtarja e njohur Fifi ka nisur hapat e parë të karrierës së saj në emisionin “The Voice of Albania”. Ai që u kthye nga juria ishte Sidrit Bejleri, i cili e zgjodhi atë në skuadrën e tij.
Fifi arriti të shkonte deri në fazën e dueteve në “The Voice of Albania” dhe më pas u eliminua.
Sidriti tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se është penduar që e ka “përplasur” në fazën e betejave Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët që shkoi deri në finale.
“Unë jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla në këmbë. E kam ndjerë faktin që mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej, ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit”, tha ai.
Top Channel