Ambasadori i Rusisë në OKB pretendon se Moska ka prova se Ukraina po zhvillon armë biologjike. Në mbledhjen e sigurisë së OKB me kërkesë të Rusisë , Vasily Nebenzya tha se forcat ruse kanë gjetur prova të një rrjeti prej 30 laboratorësh që synonin zhvillimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse.
Ai tha se “eksperimente biologjike shumë të rrezikshme” ishin kryer në këto vende në koordinim me SHBA. Por SHBA i ka quajtur pretendime të tilla nga Rusia “qesharake ” dhe paralajmëron se Moska mund t’i përdorë ato për të justifikuar sulmin e saj të ardhshëm ndaj Ukrainës.
Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha:
‘’Rusia po përpiqet ta përdorë këtë gjë për të legjitimuar dezinformimin dhe për të mashtruar njerëzit e justifikuar luftën e Presidentit Putin kundër popullit ukrainas. Ukraina nuk ka një program të armëve biologjike. Nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. As afër kufirit të Rusisë apo askund tjetër ”.
Thomas-Greenfield tha se është Rusia ajo që në fakt mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë në Ukrainë.
“Është Rusia ajo që ka mbajtur prej kohësh një program të armëve biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar“, tha ajo.
Armët biologjike janë të ndryshme nga armët kimike, si përshembull përdorimi me qëllim i një patogjeni të rrezikshëm për të dëmtuar një popullsi të caktuar.
Top Channel