“Turizëm nafte” në Malin e Zi/ Shkodranët thajnë karburantet përtej kufirit. Nafta kushton 178 lekë

11/03/2022 19:22

Kur në vendin tonë kanë shpërthyer protestat kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, me qindra shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen në Mal të Zi. Në këtë shtet, nafta kushton 1.45 euro ose 1.78 lekë shqiptare, rreth 70 lekë më lirë se në vendin tonë. 

Arsyeja se përse gjithë këto makina janë në pritje, është fakti se prej orës 14:00 ky karburant në hyrje të Ulqinit, nuk ka më rezerva për naftë dhe benzinë. Aktualisht është në pritje të 15000 litrave të tjerë.

Publikimi në rrjetet sociale i videove dhe fotove nga vetë shqiptarët teksa mbushin me qindra litra naftë, ka detyruar qeverinë malazeze të mos lejojë më bidonët rezervë. E pavarësisht kontrolleve të policisë dhe taksës 15 euro në doganë, shqiptarët blejnë serish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA