Protesta në Shkodër, qytetarët marshojnë në qytet dhe pezullojnë lëvizjen e automjeteve

11/03/2022 18:07

Qindra qytetarë po marrin pjesë në protestë në qytetin e Shkodrës. Qytetarët kanë nisur të marshojnë nëpër qytet duke pezulluar lëvizjen e automjeteve.

Nuk kanë munguar pankartat, përmes të cilave qytetarët përpiqen të japin mesazhet e tyre.

Ndërkohë po zhvillohet protestë në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë për rritjen e çmimit të naftës që ka sjellë edhe rritjen e çmimit të produkteve të tjera.

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, çmimi i naftës këtë të premte ka nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA