
26/02 22:25
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Dame Barbara Woodward ka dënuar pretendimin e Rusisë për zbulimin e provave të armëve biologjike në Ukrainë.
Ndërsa i quajti “një gënjeshtër groteske”, Dame Barbara Woodward tha se Moska po “zhytet në thellësi të reja” me pretendimet dhe veprimet e saj.
“Ne nuk ulemi në këtë dhomë për të qenë një audiencë për propagandën e brendshme të Rusisë dhe nuk duhet të lejojmë Rusinë të përdorë vendin e saj të përhershëm për të përhapur dezinformata dhe gënjeshtra,” tha Woodward.
Gjithashtu, ajo e akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.
Top Channel