Nxënësit tallin mësuesit/ Shumë më e rëndë situata në shkollat e mesme

11/03/2022 19:58

Pas luleve të 7 marsit, vijon normaliteti, duket se nxënësit jo vetëm nuk i duan por as nuk i respektojnë mësuesit.

Nxënësi: Jo të gjithë janë korrekt në mësim. Kur mësuesja nuk është e vëmendshme ka nxënës që fillojnë e shajnë.

Brenda ambjenteve të shkollës, gjimnazistët sillen pa edukatë duke mos zbatuar rregulloren, që përvec të drejtave ju përcakton edhe detyrimet..

Pandora Shalari, ish-mësuese matematike: Ka rënë autoriteti i mësuesit.

Që në vitin 76’, Pandora u bë pjesë e sistemit arsimor si mësuese e matematikës. 70 vjecarja është pranë nxënësve edhe sot me kurset plotësuese; por që ndjen keqardhje se si ndryshe nga vite më parë figura e mësuesit është nënvlerësuar.

“Më vjen për të qarë. Sinqerisht, jam e shokuar me komunikimin mësues-nxënës. Ne edhe kur kalonim pranë tyre ngriheshin në këmbë në shenjë respekti sot flasin harbutërisht”.

Ndryshimin e marrëdhieneve mësues-nxnëës  e shikon edhe Burbuqe Bashaj, e cila pas 30 vitesh eksperiencë vazhdon mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollën Dhora Leka.

Burbuqe Bashaj, mësuese e gjuhës shqipe: “Unë kam qenë në arsim që para demokracisë, atëherë isha 22 vjec e jepja mësim në gjimnaz me 18 vjeçar dhe sërish kisha autoritet. Sot duhet shumë punë për të fituar autoritetin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA