Kapet makina me 31 kg drogë në Tiranë, arrestohen tre të rinj (Detaje)

11/03/2022 16:04

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, të cilët akuzohen për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, di dhe veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

Policia bën me dije se në pranga ranë D. M., 29 vjeç, banues në Laprakë, F. T., 36 vjeç, banues  në Vorë, dhe A. Sh., 26 vjeç, po ashtu banues në Vorë. Në kërkim u shpallën, J. Z., 30 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në sasi të mëdha dhe më pas e shisnin atë me pakicë te persona të tjerë.

Në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, policia lokalizoi një automjet brenda të cilit dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 29 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me një peshë totale 31 kg.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë shtetasit D. M., J. Z. dhe E. S. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit F. T. dhe A. Sh., me detyrë operatorë të kamerave, kanë ndërhyrë në serverat e kamerave të sigurisë, për të fshirë pamjet e regjistruara.

Polici ka sekuestrua 31 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 automjete, 8 aparate celulare, servera për kamera dhe dokumente të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA