Einxhel Shkira ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku foli për ditët jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij.

Einxhel Shkira: Kam qenë në Kosovë dhe do iki sot prap. Mezi pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam takuar vetëm motrën për shkak të pamundësisë së kohës. Mezi pres ti takoj se përpos mbështetjes dhe fjalët e mira që kam dëgjuar.

Ndër të tjera tregoi se 8 marsin e kaloi në Tiranë pranë nënës së saj, por nuk harroi motrën dhe nënën e partnerit.

Einxhel Shkira: Në pamundësi që të isha atje, vendosa që ti çoja në mënyrë simbolike Aurorës dhe të ëmës dicka për 8 mars dhe një urim. Një gjë e vogël, jo vetëm për djalin që ka rritur.

Ndër të tjera, shtoi se po përgatitet për projektin e saj dhe tha se një pjesë e mirë e banorëve e kanë mbështetur.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA