Kushdo që është i interesuar të blejë Çelsin mund t’i drejtohet qeverisë së Anglisë dhe të bëjë një propozim.
Kjo u bë e ditur nga qeveria pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual të bluve, Roman Abramoviç.
“Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja nuk do të lejohet,” tha ministri anglez i Teknologjisë Kris Filip.
“Nëse shfaqet një i interesuar, ai blerës ose klub futbolli të shkojë në qeveri dhe të kërkojë që kushtet të ndryshojnë për të lejuar shitjen”.
Qeveria ngriu asetet e Abramoviç, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Çelsin, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund.
Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.
Viktimat njerëzore janë padyshim çmimi më i lartë që po paguan Ukraina këto ditë. Por bombardimet ruse shkatërrojnë edhe infrastrukturat, vendet e takimit, ku nuk bëjnë përjashtim as edhe stadiumet.
Kështu, nga Chernihiv, një qytet në veri-lindje të vendit, pak kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, mbërrijnë edhe pamjet e stadiumit “Yuri Gagarin”, impianti sportiv i klubit të këtij qyteti FC Desna Chernihiv.
Pamjet flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për komente. Gjithçka e shkatërruar plotësisht nga raketat e Moskës.
Top Channel