Ambasadori i Ukrainës në OKB: Njerëzit po varrosen në varre masive në Ukrainë

11/03/2022 21:49

I dërguari i Ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya dënoi Rusinë dhe veprimtarinë e saj si “shtet agresor” në Ukrainë, mbi popullin e pafajshëm.

Teksa ka folur në OKB, këtë të premten në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kyslytsya i ka quajtur gënjeshtra pretendimet e Rusisë për armët biologjike dhe veprimet e saj të ashpra ndaj ukrainës i ka klasifikuar si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Cili do të jetë objektivi i radhës? Një ndërtesë më shumë banimi? Edhe një maternitet? Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende,” tha ai.

Më tej, Kyslytsya theksoi edhe faktin se për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës.

“Sulmet ajrore dhe granatimet pa dallim të Rusisë pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe kanë vrarë 1,582 banorë civilë të atij qyteti, sipas administratës lokale. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”.

Mariupoli është qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, i cili është nën sulme pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA