Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Rusinë, pas takimit me homologun rus, Sergey Lavrov.
Ai u shpreh se nuk ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.
Sipas tij nuk ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare, duke e cikësuar një takim pa rezultat.
“Nuk ka qenë një takim shumë pozitiv, me qëllim për të arritur korridore humanitare për Mariupolin, ndër qytetet më të goditura. Lavrov nuk u tregua i angazhuar, pro do të kërkojë bisedime. Nuk pati marrëveshje për korridore në Mariupol, nuk ka armëpushim, nuk pati kongres, por do të vijojnë përpjekjet, janë të gatshëm të takohen sërish, Mariupol i rëndësishëm për Ukrainën”, tha Kuleba.
Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Takimi në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij ukrainas, Dmytro Kuleba përfundoi pa marrëveshje mes dy vendeve.
Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 17 persona dhe tre kanë vdekur, mes tyre një fëmijë.
Top Channel