Kryeministri Edi Rama tha se për shkak të krizës, do të ketë shkurtime drastike shpenzimesh për qeverinë dhe administratën.
Në një dalje live në Facebook, ku zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, kreu i qeverisë dha se nje pjesë e tyre do të evitohen dhe do të paguhen nga vetë punonjësit. Rama shtoi se duhet të kursejmë edhe në energjinë elektrike.
Edi Rama: Po, po duhet të shohim aspektin e kursimit. Është një e vërtetë dreqi e mori, një pjesë e shpenzimeve mund të evitohen në qeveri dhe administratë. Mund të evitohen një pjesë e shpenzimeve.
Mund të bëjmë dhe shkurtime drastike për çdo përdorim mbi atë të përcaktuarin do të paguhet vetë nga punonjësit e administratës. Duhet të kursejmë edhe me energjinë, duhet të vendosim energji kursimi, jo këputje të energjisë.
Top Channel