Komisioni i Rithemelimit të PD shtyn datën, ja kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar

10/03/2022 21:36

Komisioni i Rithemelimit të PD ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për në datën 30 prill. 

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u caktua data 22 mars për thirrjen e Kuvendit të Ri ku do të miratoheshin ndryshimet e reja statutore si dhe do të hapej gara për kryetarin e ri. Por pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mori fitoren, Komisioni i Rithemelimit falenderon të gjithë kandidatët dhe zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Komisioni i Rithemelimit vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Top Channel