“Jepi fund tani”/ Scholz e Macron mesazh Putinit: Franca e Gjermania të bashkuara

10/03/2022 16:02

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në një telefonatë që ata patën me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha një zyrtar i qeverisë gjermane.

Dy liderët i thanë gjithashtu kreut te shtetit rus se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave. Të tre ranë dakord që të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim, shtoi zyrtari në fjalë.

Që prej fillimit të sulmit rus në Ukrainë, kancelari gjerman ka biseduar disa herë në telefon me presidentin Putin. Kremlini njoftoi se në telefonatën e tyre të fundit të mërkurën u fol mbi  “përpjekjet poliko-diplomatike” për zgjidhjen e konfliktit. Putin ka biseduar gjithashtu me Scholz lidhur me negociatat ruso-ukrainase. Eshtë rënë dakord, që të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme, tha më tej Kremlini.

Grupet negociuese të Moskes e Kievit zhvilluan dhe një raund të tretë bisedimesh të hënën në Bjellorusi, por nuk kanë arritur përparime të dukshme. Scholz sakaq e refuzoi sërish furnzimin e Ukrainës me avionë luftarakë MiG-29 nga aleanca veri-atlantike. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet, në mënyrë që lufta të mos shtrihet në NATO, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA