Berisha nuk përmbahet dot, i kthehet Felajt: Ke vendosur rekordin vjetor të mërzisë në parlament

10/03/2022 17:09

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të enjte është përplasur në Kuvend me Ermonela Felajn në lidhje me leximin e raportit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha “më duhet t’ju them duke mos u përmbajtur dot se sot ke vendosur rekordin vjetor të mërzisë në këtë parlament”.

Nga ana tjetër, Ermonela Felaj tha se ka lexuar një raport që e detyron ligji, ndërsa shtoi se për kryetaren dhe nënkryetaren e komisionit koha e përcaktur ishte pa limit.

“Ju siguroj që ka ndodhur kjo në Komisionin Hetimor Parlamentar, kështu që më vjen keq që nuk ke pasur durimin për të dëgjuar raportin. Ju kishit 4 vjet në dispozicion dhe keni folur pa reshtur, kështu që sot e kishit rtastin të merrnit përgjigje”, tha Felaj.

Top Channel