Basha tërhiqet, pranon humbjen/ Dorëheqja? Kreu i PD-së: Të gjitha opsionet mbeten të hapura

10/03/2022 15:16

Në kulmin e stuhisë brenda Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një hap pas, duke pranuar humbjen.

Kemi nisur reflektimin e thellë për humbjen e 6 marsit”, tha kryedemokrati.

Megjithatë, pyetjes që qarkullon shpesh e më shpesh këto ore, për një largim të mundshëm nga drejtimi i partisë, Lulzim Basha nuk qe në gjendje t’i jepte një përgjigje. Të gjitha opsionet mbeten të hapura.

“Jam i gatshëm të bëj çdo gjë në interes të PD-së”, tha Basha.

Ai që nuk lëviz nga qëndrimet e tij është Sali Berisha, i cili po përgatit rikthimin në krye të PD-së.

Por nënkryetarja e dorëhequr Grida Duma, e cila është në krye te lëvizjes për largimin e lidershipit demokrat zgjidhjen e sheh përtej Bashës dhe Berishës. Në të njëjtën linjë është edhe Agron Gjekmarkaj. Ndryshe nga dy kolegët e dorëhequr Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj vijojnë të heshtin.

Grupi rebel këmbëngul në mbledhjen e grupit për të zyrtarizuar kërkesën për përjashtimin e kryetarit te partisë, por Lulzim Basha duket se është në kërkim të kohës. Përmes kryetarit te grupit njoftoi deputet që mbledhja do të mbahet të shtunën.

Top Channel