“Nata që askush nuk dëshiron të përfundojë”, Messi qan para lamtumirës historike në Monumental Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim online me komentuesit në Facebook për krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktin e luftës mbi naftën.
Edi Rama: Nëse lufta e impaktoi edhe më shumë çmimin e energjisë dhe e thelloi krizën energjetike dhe e impaktoi çmimin e naftës dhe gazit, ne vazhdojmë ta mbrojmë këtë çmim. E përmend këtë se është e rëndësishme të kuptohet që kjo qeveri nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, por rri të lehtësojë sa më shumë hallet e këtij vendi. Kur thashë që ka nisur kjo krizë, të tjerët thanë që është imagjinare, lojë për të rritur çmimin e energjisë. Çmimi në faturë është po ai që ishte kur nuk kishte fare krizë. Atyre që më thonë boll se detyrën po bën, shiko naftën, i them, detyrën bëj dhe kam bërë. Të njëjtën bëjnë dhe kryeministrat e tjerë pasi çmimi është rritur ndjeshëm në faturën e konsumatorit. Kemi gjykuar që është detyra jonë të mbrojmë të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël.
Komunikimi e këtij fakti do të thotë vetëm diçka shumë të thjeshtë, kjo qeveri si asnjë qeveri më parë mund të akuzohet për shumëçka por kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj këtij vendi. Me fakte jo me fjalë dhe nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë të rritet energjia e të ulet nafta. Energjia i prek të gjithë, edhe pensionistët që nuk kosnumojnë naftë, edhe fermerët që naftën e marrin pa asnjë taksë.
Top Channel