Kryebashkiaku i qytetit ukrainas Mariupol i tha BBC se ai ende nuk e di ekzaktësisht se sa viktima ka në qytet nga lufta, por deri më tani 1207 viktima janë të konfirmuar.
Janë trupa të cilat i kemi gjetur në rrugë, tha Serhiy Orlov.
Ai tha se 47 njerëz u varrosën në një varr masiv, pasi nuk ishte e mundur të dilje tek varrezat jashtë qytetit, ndërsa shtoi se asnjë nga viktimat nuk është identifikuar.
Orlov tha se nuk qenë e pa mundur që të evakuoheshin njerëzit nga qyteti dhe të sillje ndihmë.
Më shumë se 100 persona kishin tentuar të largoheshin me makina private , por u kthyen kur forcat ruse qëlluan në drejtim të tyre.
Kryqi i Kuq thotë se njerëzit janë në kushte të tmerrshme në Mariupol.
Kreu i delegacionit të organizatës në qytet, Sasha Volkov thotë se shumë familjeve kanë mbetur pa ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer fëmijët e tyre.
Top Channel