Sulmi në spital në Ukrainë, reagon ministrja Xhaçka: Akt barbar! Udhëzova ekipin në OKB për t’i bërë presion Rusisë

09/03/2022 21:13

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Ukrainë nga ushtria ruse.

Ministrja Xhaçka dënoi aktin e rëndë, teksa theksoi se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin e Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, u shpreh Ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Si pasojë e bombardimit të spitalit në qytetin e Mariupolit, shumë fëmijë dhe persona të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA