24 vjeçarja është bërë e famshme prej marrëdhënies së saj me Kanye West dhe prej ngjashmërisë së saj me ish-gruan e reperit, modelen Kim Kardashian.
Ashtu si Kim edhe Chaney Jones është modele e rrjeteve sociale dhe duket se gjen frymëzim te 41 vjeçarja Kim, duke gjykuar nga fotot e sotme në Instagram.
Chaney dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza duke pozuar në një lagunë, me imazhe thuajse identike me ato që shpërndante Kim vitin e kaluar.
Në pozat e saj Chaney shihet duke dalë nga uji pas banjës, duke rregulluar bikinin e saj të vogël.
Me flokët e zinj të njomë të lëshuara prapa, imazhet duken thuajse të njëjta me ato të postuara nga Kim në prill 2021.
Kim në fotot e saj shihet duke dalë nga banja në lagunë gjatë pushimeve me fëmijët e saj, me një bikini të zi disi më të madh.
Chaney gjithashtu tregonte format e saj sensacionale (sipas Daily Mail) në veshjet që mezi i përmbanin ‘asetet’ e saj.
Në një prej fotove ajo tregon edhe të pasmet impresionuese, të kombinuara me një palë çizme ‘Yeezy’ në mbështetje të dashurit të saj të ri 44 vjeçarit Kanye West.
Socia e Kim shoqërohet me reperin që prej fillimit të shkurtit, sipas mediave.
Nuk është e qartë nëse West ka qenë me Jones në të njëjtën kohë kur besohej se ishte përfshirë me aktoren Julia Fox, 32 vjeçe, me të cilën u nda në fillim të shkurtit pas një romance të shkurtër.
Dje Kanye publikoi një tjetër poemë të zymtë në të cilën shkruante se besonte se “e kishin vrarë” madje përmendte ish-gruan Kim dhe shtëpinë e famijes që ajo perfitoi pas divorcit.
Në poemë identiteti i vrasësit nuk zbulohet por Kanye thotë se kjo është bërë qëllimisht për të lënë gjithçka të hapur për interpretime.
Top Channel