“Mos kini frikë nga ushqimi kinez, jo frikë.”
Li Baugang, punon si kuzhinier që prej 7 vitesh në një restorant në Tiranë. Dy vite me parë, në restorantin e tij, njerëzit u larguan edhe para se të të regjistroheshin dy rastet e para me COVID. Dy vite më parë për Top Channel Ai rrëfente trishtimin dhe ankthin kur pa sesi restoranti kinez po boshatisej, nga frika e virusit që u përhap nga Ëuhani.
“Ne nuk udhëtojmë për në Kinë se e gjithë familja jemi këtu”
Dy vjet më parë, kur pandemia shpërtheu, në gjithë botën, lagjet, bizneset dhe restorantet kineze, e pësuan të parët. Menaxheri I restorantit kinez thotë se nëse Para Covidit, kishte deri në 300 turistë të huaj në ditë, gjatë pandemisë, kufizimet e gjata, por edhe paragjykimet e forta, bënë që restoranti ti afrohej falimentit çka detyroi atë, të mbante në punë vetëm një pjesë të vogël të stafit.
Sot, situata ka ndryshuar. Infektimet kanë rënë, kufizimet janë hequr dhe bashkë me to, edhe paragjykimet.
Sot dy vite mbas frika është larguar ndërsa puna në restorantin kinez i është kthyer normalitetit.
Herjald Ago: Kemi gati 6 muaj që i jemi kthyer normalitetit, por me shume vështirësi i kemi kaluar këto dy vite. Ja dolëm duke punuar duke u kthyer edhe klientela, ne kemi klientel të veçantë sepse jo të gjithë e duan ushqimin aziatik.
Ndërsa me e keqja duket se ka ikur, rikthimi në normalitet do të kërkojë kohë. Por kuzhinieri kinez Li, thotë se ka rigjetur kënaqësinë e gatimit për klientët e tij.
Li Baugang: Tani më shumë punë, corona mbaroi, iku. I qeshur i lumtur, Tirana shumë mirë tani.
Top Channel