Teksa po afron ora që marketet në Kiev do të mbyllen, qytetarët janë dyndur për të marrë ushqime të mjaftueshme deri ditën e nesërme.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton nga Kievi se në markete nuk janë rritur çmimet, ndërsa nuk mungojnë produktet. Pijet aklolike janë të vetmet që nuk shiten, ndërsa pjesa tjetër e mallrave shitet si zakonisht se nuk ka mungesa.
“Është ora që po mbyllen supermarketet dhe nejrëzit po dynden për të blerë ushqime. Mund të gjenden edhe produktet e lukseit, edhe të mbijetesës si buka apo ushqimet e tjera. Nuk janë rritur çmimet, çdo gjë duket normale. Është vendosur të mos shitet alkol në pikat e shitjes, ndërsa pjesa tjetër funskionon nromalisht, janë nga të gjitha produktet”, raporton Bibe nga Kievi.
Teksa kryeqyteti ukrainas është rrethuar plotësisht nga Rusia, rrugët e Kievit janë bosh dhe nuk lejohet që civilët e thjeshtë të dalin. Të vetmit që lejohen janë ushtarët dhe punonjësit e shtetit.
Top Channel